Hulumtuesit e universitetit Northwestern kanë krijuar një model për programin e intelegjencës artificiale, i cili ka performuar më mirë se truri i njerëzve në testin standard visual të IQ.

Testi përmban një seri mostrash, dhe i kërkon të testuarit të zgjedhë se cila mostër prezanton progresin natyral të serisë.

Këta hulumtues kanë deklaruar se rezultati është një hap i rëndësishëm për ta bërë intelegjencën artificiale të kuptoj botën ashtu si njerëzit.

“Problemet që janë të vështira për njerëzit janë të vështira edhe për Inteligjencën Artificiale, duke dhënë kështu dëshmi se operacioni është duke kapur disa nga tiparet e rëndësishme të aftësisë njohëse të njerëzve”, ka bërë të ditur Ken Forbus nga ekipi i universitetit.

Nëse duam që kompjuterët të zgjidhin probleme të komplikuara, duhet që t’i bëjmë ata të kuptojnë analogjinë e gjërave dhe më pas të formojnë përfundime duke i lidhur dy tema të ndryshme, dhe për këtë arsye, hulumtuesit kanë zgjedhur programin e analogjive.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb