Roma dhe Inter pritet të shkëmbejnë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, dëshiron gjatë verës mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit ‘zikaltër’ pritet të ofrojnë dy lojtarë për të bindur zyrtarët e Romës ta lirojnë lojtarin. Brozoviç dhe Joao Mario pritet të sakrifikohen për Strootmanin. Strootman ka kontratë me romakët deri në vitin 2022.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb