Interi ka mundur me vështirësi Genoa-n në “Guiseppe Meazza” vetëm falë golit të vonshëm të mbrojtësit Danilo Dambrozzio që riktheu zikaltërit te fitorja. Pas barazimit 1-1 në mesjavë kundër Bolonjas këtë herë Interi triumfoi 1-0 në shtëpi.

Skuadra e Spalleti-t provoi përgjatë gjithë 90-të minutave por goli që do t’i jepte 3 pikët u shënua në minutën e 88-të nga italiani pas një goditje këndi ku goditi saktë me kokë. Pas golit skuadra e Genoa-s e mbylli takimin me dy lojtarë më pak pasi Tarabt dhe Omeonga u ndëshkuan me të kuqe.

Pas javës së 6-të në “Seria A” Interi renditet i 3-ti me 16-të pikë, 2 më pak se Juventusi dhe Napoli që njohin vetëm fitore në këto javë të para.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb