Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u thirr sot në interpelancë nga deputetë të LSI, për të dhënë sqarime lidhur me ligjin për arsimin e lartë.

Deputetja Kejdi Mehmeti tha nga foltorja e Kuvendit se “qeveria ka harruar premtimet dhe ka rritur vetëm tarifat për universitetet dhe ministria është përgjegjëse. Si për të për mos mjaftuar këto, qeveria ka vendosur të heqë bursat për studentët. Papërgjegjshmëria për zbatimin e ligjit vetëm sa ka rritur kostot për familjet e shqiptarëve për të shkolluar fëmijët. Aktet nëligjore për zbatimin e ligjit nuk janë hartuar dhe po ashtu, as institutcionet që duhet të merren me zbatimin e ligjit”, theksoi Mehmetaj.

Ndërsa nga ana e saj, ministrja Nikolla ka zgjedhur t’i japë një këshillë deputetes duke thënë:

“Faleminderit zonjushë, patjetër keni inkurajimin tim persona për të vijuar për të folur për hallet e universitetit. Të jap edhe një këshillë, mos u bëj zëri i profesorëve e rektorëve të universiteteve publike se janë zë i fortë dhe s’kanë nevojë për përformcime, kanë zë të vetin për të folur”, u shpreh Nikolla, ndërsa ka shtuar se vetëm me ligjin e ri dhe reformës në arsim është e mundur gjurmueshmëria e punësimit për studentët,” tha Nikolla

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: