Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari

INTERVISTA/ Dhimitër Lala: Porosia e Hrushovit për Enver Hoxhën

lala-dhimiter 2

Jeta e tij i përngjan një mali që ka bazë, por dhe majë. Ai e arriti kulmin e tij, sepse Arkiva e filmit të ish-Kinostudios mban qindra regjistrime të tij, dokumentarë e kino-zhurnale, ndeshje futbolli dhe reportazhe jashtë shtetit, histori të bujshme në vitet ’50-’70.

Por preku dhe bazën, kur nga operatori i parë i udhëheqjes u dënua për agjitacion e propagandë e vuajti dënimin 6 muaj në Spaç. Ky është Dhimitër Lala, 87-vjeçari që sot rron me pension minatori e askush nuk u kujtua për t’i dhënë një pension shtetëror të posaçëm këtij njeriu, që luftoi për çlirimin e vendit që në moshën 13-vjeçare, që ka një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e kinematografisë shqiptare dhe së fundmi një njeriu që ka vuajtur në Spaç, dhunën e egër të regjimit komunist.

lala-dhimiter

Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dhimitër Lala rrëfen historinë e jetës së tij dhe detajet shumë interesante e të pathëna më parë për takimin e Enverit me Hrushovin dhe Mehmet Shehut me Çu En Lain.

Kur keni lindur?
Kam lindur në qytetin e Pogradecit më 2 tetor 1931. Fëmijërinë e shkollimin e kam kaluar në këtë qytet të bukur buzë liqenit. Edhe më vonë, kur ika nga Pogradeci, kthehesha vazhdimisht. Lashë aty nënën, babanë, dy vëllezër e dy motra.

Pse ikët nga Pogradeci?
Në fshat erdhi brigada e IV dhe unë u bashkova me to, dola partizan. Morëm rrugën për të çliruar veriun e vendit e më pas çliruam Tiranën.

Intervistën e plotë e gjeni sot tek Gsh.al http://www.gsh.al/2018/01/12/dhimiter-lala-porosia-e-hrushovit-per-enver-hoxhen-kineasti-cu-en-lai-befasoi-si-iu-pergjigj-mehmet-shehut/


Komente ( 5 )