TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sonte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24, një ditë para se parlamentit të flasë për arrestimin ose jo të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Berisha ka folur gjerësisht për akuzat ndaj Tahirit dhe situatën në Shqipëri duke sjellë edhe informacione të reja.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ngjashmëri mes kërkesës së Prokurorisë pë arrestimin e Tahirit dhe arrestimin e Fatos Nanos, Berisha tha se e vetmja ngjashmëri është se dosjen e solli PS. Ai deklaroi se dosjen ku flitej për përfshirjen e Tahirit e publikoi kryeministri Edi Rama.

Rama e konsideroi përpjekjen e prokurorisë për arrestimin e Tahirit si ajo për fatos Nanon, si e komentoni këtë?
Berisha: Shfrytëzoj këtë rast për t’i uruar ekipit të 24 News gëzuar si një burim i fuqishëm i informacionit. Ka një ngjashmëri në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e përgatiti PS e deklaroj këtu me përgjegjësi absolute pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime. Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme institucioni më i specializuar në Europë për luftën kundër trafiqeve, antimafia italiane por e bëri publike Edvin Kristaq Rama. Dosjen të këtij.
Arion Sula: Dosja ka dalë më para.
Berisha: Jo ju lutem. Unë ju garantoj që të parët që morën dosjen nga Edvin Kristaq Rama, është tch, që duhet t’i jap meritën. Ai që ka bërë këtë krahasim, Edi Rama ka pasur këtë të drejtë. Gjithçka tjetër nuk ka asnjë ngjashmëri.
Robert Rakipllari: Italianët e përgatitën dosjen kundër Nanos apo PS?
Berisha: Do që t’i them me emra. Ish-ministri Shane Kordeci. Pse u bë kjo? Në atë kohë Ramiz Alia krijoi një rivalitet absurd. Ministria e Jashtme e ndoqi problemin dhe e konstatoi këtë problem. PD nuk ka asnjë rol shtesë në atë dosje.
Rakipllari: Po italianët?
Berisha: Jo s’mund të them. Dosjen e përgatiti Shane Korbeci.
Arion Sula: Dosjen e plotë e kam gjetur tek demokratët.al. Çfarë i shton kjo debatit?
Berisha: Rama dhe Tahiri bllokuan 4 vite hetimet për Habiljat të denoncuara nga oficeri Zagani, ka meritë të jashtëzakonshme. Nul hetimet.
Berisha: Unë tha do të shkoj atje por do bëj Dantesin. Doni sekuencën, duke u qarë dhe duke u dridhur por duke thënë se secili që është i përfshirë në këtë çështje do i jap vendin. Shkoi në shtëpi, telefonata e Gaz Demit. I thuaj asaj, se nuk dua të flas se është Eni këtu, kështu e ashtu se një, dy, tre, katër pesë dosje do i bëj publike. Dosjen e Xibrakës ku nga emrat kryesorë është Olsi Rama”- tha Berisha.
Vasili: Qytetari dixhital ju ka informuar?
Berisha: I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.
Rakipllari: Ka qenë dosje e Gjermanisë…
Berisha: I di unë disa gjëra edhe në atë drejtim. Emrat që kanë qenë edhe me radhë. Ka pat një mjet krimi aty, ka pasur një makinë të përshtatur që transportonte në një vend të fshehtë rreth 20 kg kokainë. Kjo makinë e përshtatur në një servis në Kombinat, kush qarkullonte? Vetëm klani Xibraka, Genti Xhixha, Olsi Rama.
Rakipllari: Pse e ka shmangur prokuroria?
Berisha: Sepse ka pasur ndikim të tmerrshëm politik. Prokurorët nuk janë prej guri. Qenie njerëzore janë.
Rakipllari: Pse u trimëruan sot prokurorët dhe kërkuan arrestimin e Tahirit? Vetë e thatë që PD ka denoncuar, Zagani po?
Berisha: Prokurorët u trimëruan nga një dosje hetimi që kishte antimafia italiane. Nëse nuk do lëviznin dhe më këtë dosje do tregonin që janë narko-prokurorë. Dëshmoheshin katërcipërisht si narko-prokurorë. Një gjë kërkoj, këtu në studio në mënyrë të përsëritur kam denoncuar narko-shtetin. Kjo që po përjetojmë është shprehje e narko-shtetit. Shprehje e të cilit, narkotikë determinojnë vendimet kryesore. Nqs prokuroria e Krimeve të Rënda e cila 4 vite nuk hetoi dot, sepse të linte policia? Një padi bëri Zagani dhe e burgosën menjëherë. Këta nuk hetuan dot 4 vite. Erdhi dosja, ja ku janë, ja ku janë ato që ka thënë opozita, ato që ka thënë Zagani, ekspert i shkëlqyer i narko-trafikut.
Vasili: U faktua çfarë? Flasim për faktet, provat? Ju thoni u faktua, çfarë u faktua?
Berisha: U faktua më e madhja e më të mëdhajave. Makina e ministrit, jo privatja, por me targë shtetërore 003. Pra makina e tij ishte shitur gjoja, ose shitur ta zëmë narko grupit. Nuk kishte vlerë makina sepse narko grupi mund të blinte 4 “Toyota”.
Berisha: Rama është i drogës…
Sulo: Një nga ato përgjime do të thotë që qeveria bie..
Berisha: Nëse Rama kishte vullnetit, Shqipëria nuk bëhej kurrë kanabistan. Ne po shohim rezultatet e korrjes së drogës. Jemi në fillimin e dramave të mëdha. Ka të paktën 9 mld drogë të shkatërruar.
Rakipllari: Tahiri del një peshk i vogël këtu?
Berisha: Pse nuk është i vogël sepse ai ishte ministri që do luftonte trafiqet dhe bënte të kundërtën. Ai mbas kryeministrit është më i rëndësishmi. Drejtori i OSHEE ka vënë në dispozicion parkun për trafikimin e kanabisit, por ai nuk është kaq i rëndësishëm sa këta.
Vasili: Zagani thuhet se është i blerë nga ju sepse i keni dhënë tokë.
Berisha: Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Zaganin por për ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje.
Rakipllari: Ju ka shitur targën, jo makinën?
Berisha: Po targën dhe dokumentin. Ai ka vendosu postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë skafi. Ai gënjen. Janë dokumentet në doganë, që ai ka shitur Skafin. E kanë marrë Habiljat. Po si ka mundësi që t’i shitet çdo gjë Habilajve. Zagani ka të drejtë, në atë kohë ata e kanë pasur në përdorim. Më vonë kur ne e ngritëm në parlament, ai i shiti në emër të Bashkim Tahirit. Ai që njeh bandën, banda është e ndarë me detyra. Ai që merr një detyrë, nuk mund të dijë asgjë për segmentin tjetër. Saimir kishte detyre që të mos cenoheshin plantacionet e drogës së Habilajve, apo ju jepej vilat qeveritare. Pse s’u arrestua Bablili? Ishte i fuqishëm, por jo si Habiljat. Ata kishin pikën e lokalit dhe trafikut në Borsh.
Arion Sula: Edi Rama i ka ditur ato 6 dosje që sipas jush Saimir e ka shantazhuar, por si ka mundësi që pas një dite mbrojti Tahirin. Kemi një non-sens…
Berisha: Rregulli i heshtjes funksionin për aq kohë sa respektohet nga të gjitha palët. Po u shkel është plumbi pas koke. Nëse e shkeli Rama, Tahiri nuk kishte asnjë detyrim në kodin e mafias që ti qëndronte besnik. Ky ishte problemi. Në rast se i rikthehemi intervistës së tij ai thoshte; ‘unë jam vetëm. Skam njeri’.
Arion Sulo: Në kodet e mafias janë kapot që kanë fuqi mbi ushtarët…
Berisha: Ramën nuk ia preu mendja se Tahiri do ti thoshte ‘ti je ti e unë jam unë’. E bëri atë, para të gjithë shqiptarëve. S’mund t’ja mohoi njeri.
Arion Sula: Cilat janë 5 dosjet?
Berisha: Dosja e Xibrakës, dosja Shullazit, dosje me biseda dhe trafikantë të tjera që u thotë gjëra të pa imagjinuara. Po ashtu dhe dosje me klientelën e Ramës me biznesin si dhe dosja e Fatmir Xhafës, të cilën me fshikuj nisi ta shpërndante Saimiri. I dini ca gjëra ju, kot prisni ti them unë.
Rakipllari: Ishte vëllai i Xhafajt në kërkim deri në 2013?
Berisha: Nuk e di këtë gjë. Vendimin final e ka të këtij viti, Gjykata e Lartë e Romës e ka në këtë vit. Mund të ketë qenë në ndjekje.
Rakipllari: Pra ju thoni se vëllai i Xhafajt është në kërkim?!
Berisha: Absolutisht po. Është i dënuar me 12 vite burg. Nuk ka qenë i dënuar kur ne kemi bërë fjalë. Së pari ai rrinte në Spanjë. Dosja e implikon me çizme Fatmirin. Dosja e vëllait e implikon më shumë se dosja e Tahirit.
A keni lidhje me tre prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit?
Berisha: Sali Berisha ka lidhje me tre prokurorët, aq sa ka lidhje me zonjën Tahiri që është nga Kosova. Zero lidhje! Ky është vetëm geni primitiv i krahinorizmit të Edi Ramës ku si i mbytur kërkon të mbështetet. Asnjë lloj lidhje me të, përveçse janë nga Tropoja. Si e shoqja e Saimirit. Ky është Noriega. Noriega gjeti si pretekst se këta qenkan kushërinj të mi. Njëri kushëri i im, tjetër i djalit.
Sulo: Operacioni në Babicë, ju publikuat i pari videon. Ka një akuzë se videon ua ka dhënë prokurori?
Berisha: Absolutisht jo, nuk ma ka dhënë prokurori. Burimi tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Është hera e parë që dëgjoj për atë prokuror. Vladimir a si. Asnjëherë, asnjë prokuror. Ajo ishte rezervati i Habilajve dhe u kapën 4 ton, 20 mln euro. U shemb toka aty dhe tani na pengoi ky, na prishi operacionin.
Sulo: A e dekonspiruat operacionin?
Berisha: Aksioni atyre, u plasi bomba në dorë. Ai ishte një operacion i organizuar nga Shërbimi i fshehtë që s’ka fuqi zbatuese por prokuroria ka grupin e vet dhe mori dhe policinë.
Rakipllari: I kishte denoncuar Xhafaj?
Berisha: Xhafaj ndaj kësaj bande nuk kishte si të mos reagonte. Çfarë është ai njoftimi që thotë ky “Loloja”, ku thotë se po vrapoj në Tiranë. E dini besoj apo jo? Përgjimi! Ishte kohe e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, dhe beteja bëhej midis lojërave të fatit të “Apex”, të vëllait të Fatmir Xhafajt dhe lojërave të fatit të Habilajve. Mirëpo u duk sikur “Apexi”, po favorizohej dhe po rezistonte. Dhe Habilajt erdhën me vrap te Tahiri duke i thënë se Xhafaj po na asgjëson. Dhe Saimir Tahiri hyri dhe bëri ekuilibrin midis tyre. I la që të dyja palët e qeta që të vazhdonin.
Rakipllari: Përballë kësaj teme të kanabizimit dhe drogës ne si gazetarë kemi një farë problemi në raport me personin që kemi përballë. Me gjithë skepticizmin tonë me gjithë akuzat, nga pikëpamja politike, Shqipëria u mbush me kanabis. Kjo është bërë me lejimin e policisë, ose me implikimin e policisë. Përtej kësaj, çfarë faktesh ka që e implikojnë penalisht Tahirin. Prokuroria nuk i ka këto fakte. Mos u nxitua Prokuroria?
Berisha: Unë mendoj se faktet ishin absolute.
Rakipllari: Penale?
Berisha: Penale dhe të pakontestueshme. Makina për ta kuptuar qytetarët, është një lloj si një njeri t’i japë armën e vet një tjetri për të vrarë dikë dhe përpiqet që këtë ta maskojë me dokumente të shtira. Iu dha makinën, 03-shin për të çarë çdo tra, çdo postbllok, çdo doganë. E dyta, Saimir Tahiri është përfitues direkt në euro. Ju duhet të dini një gjë. Nuk ka njerëz më të saktë, më dixhital dhe më elektronikë, më precizë se sa kriminelët për krimet që kryejnë.
Rakipllari: Kjo duhet faktuar zotit Berisha?
Berisha: Kriminologjia këtë mësim ka. Ata kanë një memorie absolute për detaje dhe çdo gjë. Mos mendoni ju se ai tha që kam blerë varëse, se ai shpiku varëse. Pse nuk tha kam blerë orë. Pse nuk tha vëthë. Këto janë fakte të pakontestueshme. Ka kërkuar diamante ky. Pse? Sepse në botën e krimit, ka më rrezik nga paratë se nga diamanti. Transferta është transfertë sepse lë gjurmë. Ky ka kërkuar diamante, ose është maniak.
Këto janë fakte për mua dhe për çdo njeri. A janë këto prova? Kjo është tjetër gjë. As unë, as një politikan nuk ka të drejtë para një gjykatësi. Është në diskrecionin e këtij procesi.
Rakipllari: Pse duhet të njoftohet Parlamentit apo jo?
Berisha: Parlamentit sepse nëse ju kujtohet në 2012 kur unë luftova me muaj të tërë për heqjen imunitetit, Rama vuri bllokun dhe se pranoi.
Rakipllari: Parlamenti ka të drejtën e tij për t’i thënë ‘jo’ prokurorisë?
Berisha: Jo nuk ka të drejtë. A e dini ju që ky parlament në 18 shtator të 98-ën i ka hequr imunitetin dhe dha vendim për ndjekje penale pa e thirrur fare Sali Berishën. Ky parlament i dha vendim grupit. Gramoz Ruçi ka qenë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo. Imagjinoni ju që në vend të atyre prokurorëve të cilët janë bazuar në një dosje të institucionit më të specializuar kundër mafias, vendosin të bëjnë diçka që nuk ishte bërë më parë, dhe u përballën me sulm.
Sulo: Seanca e asaj dite ka qenë në shkelje të rregullores nga ana e Ruçit. Por pas asaj seance opinioni publik është zhgënjyer nga prokurorët atë ditë. Këto prova ishin të çala, është opinioni ky.
Berisha: Këta prokurorë nuk kishin hetime. I bashkuan hetimet e tyre të bllokuara nga policia, me atë dosje që u erdhi nga Italia. Mendoj se ata që nuk është provë dhe fakt makina, kjo nuk shkon. 4 vite makina është përdorur dhe u është dhënë me qira bandave të tjera. Kam prova të tjera, por ato nuk i them dot. Unë gjykoj se situatë më dramatike në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë. Narko-parlamenti vendos të paralizojë drejtësinë. Sondazhet që kam parë unë u kanë dhënë të drejtë prokurorisë.
Rakipllari: Kur ju dëgjoj që jeni në krah të prokurorisë, ju keni përgjegjësi për shumë probleme që ka Shqipëria. Në rastin ‘Tahiri’ po shfaqet një fenomen që politika i kundërvihet drejtësisë. Siç ishte rasti i 21 Janarit. Ishte një prokurori, ju ndaluat urdhrat. Nuk u ekzekutuan urdhrat për arrestim nga prokuroria.
Berisha: Është një temë e veçantë. Por nuk bëhet asnjë krahasim.
Rakipllari: Unë nuk po bëj krahasim. Pro sa herë drejtësia ka një gjë, politika e godet atë.
Berisha: Gjatë gjithë jetës time nuk kam frenuar kurrë kërkesa të prokurorisë për heqjen e imuniteti. Ka ndodhur ajo në 21 janar, siç ka thënë edhe deklarata e OSBE, që ‘pati tentativa drejt pushtetit’ dhe detyra ime ishte që të shmangia një grusht shtetit në zhvillim. Nuk jam unë qe e pengova atë. Besoj e keni të qartë që ajo u tërhoq dhe i tërhoqi ato mandate, pasi ishte faktori ndërkombëtar që i tha se ke shkelur çdo lloj standardi. Beteja ishte e egër, delikate. Unë ja shkarkova Ramës Saimir Tahirin? Atë ia shkarkoi faktori ndërkombëtar. Garda veproi vetëm me ligj. Kush e bëri hetimin? Pse nuk pësuan asgjë ata? U përpoqën që të falsifikonin dosjen.
Berisha: Thashë që kam ndaluar bandat të hyjnë në Kryeministri.
Vasili: Dhe nuk keni lejuar Prokurorinë…
Berisha: Në orën 3:00 të mëngjesit Rama lëshon mandat arrestin për gjithë gardën. Njeriu në detyrë nuk mund të arrestohet. Ai ishte në detyrë. Erdhi me urgjencë i dërguari i qeverisë amerikane. Unë qëndrova në mbrojtje të institucioneve Kushtetuese, Ata thanë të marrim ndërtesën.
Rakipllari: Ju thatë se ata mund të hetoheshin në gjendje të lirë. Pra pse duhet të arrestohet dhe Tahiri përderisa mund të hetohet në gjendje të lirë.
Berisha: Sepse ai prish provat. Prokuroria me kërkesën e saj kishte ruajtjen e fakteve dhe provave.
Rakipllari: Po pse nuk provohet faji në gjykatë, më pas arrestohet.
Berisha: Për një prokuror në Itali dhe për të tjerë që kanë njohuri në atë fushë, Tahiri është anëtar kryesor i bandës së Habilajve. Ata kanë transportuar 300 milionë euro drogë. Habiljat kanë qënë në proces hetimi. Ata ishin mistra në Vlorë.
Vasili: Tahiri ka ngritur akuza për ju.
Berisha: Për katër vite atij i janë bërë me dhjetëra akuza nga qytetari dixhital dhe nga unë në parlament. Këto akuza u faktuan nga antimafja italiane. Që një opozitë të merret me krimin, nuk ka betejë më të vështirë dhe më të papërshtatshme, por që ta injorojë nuk ka më dështim më të madh në mbrojtjen e interesit publik. Ne kemi bërë punën tonë, kemi arritur të sensibilizojmë për kanabisin me shumë vështirësi. Jo të paktë ishin ambasadorët që më thoshin: Po ti thoja unë këto që thoni ju vendit tim, ai nuk voton kurrë për ju. Zoti ambasador i thoja unë, më mirë ti thuash që qeveria jote të qëndrojë, se do vijë koha që kjo do të marrë dhënë, dhe pastaj qeveria juaj nuk do të votojë për ne.
Sulo: Pse mbështetët Bashën në zgjedhje?
Berisha: Të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës.
Sulo: Ka njerëz që po dalin pro Tahirin. A ka rrezik për destabilizim?
Berisha: Drejtësi nuk ka më në vend. Çdo gjë është marrë në duart e narkoshtetit. Narkoshteti është nocion. Një shtet ku kreu kryesor i ekzekutivit është kapur nga bandat. Ose të ngrihesh në një revolucion, ose të shfaroset dhe të shndërrohesh në bandat e krimit.
Rakipllari: Çfarë qëndrimi do mbaj PD?
Berisha: S’jam kryetrari i PD. Pyeteni atë. I ftoj qytetarët pasi Shqipëria është në kushte më dramatike në këto 27 vite. Kurrë s’ka qenë që bandat me qeverinë janë një dhe organizojnë trafiqet. Ku kryeministri është peng i dosjeve personale. Ky kryetari i Parlamentit, dosja Ruçi, e morët vesh që u dogj kulla ku ishin 2 ton droge. Prokuroria shqiptare ka një mijë të meta, por nëse të gjitha degët e pushtetit bëhen kundër saj, ajo nuk ekziston më. Dosja Kodheli- A e dini ju që ata kontrollonin radarët e detit. Ndikulla ishte e rekrutuar. Dhe radarët për trafikantët. Kjo zonjë, natyrisht që do mbrojë Tahirin, se do mbrojë veten e tij. Kur iku Tahiri, ajo tre orë në zyrën e tij, 3 orë ngushëllime. 3 orë dokumente që kishin lejuar trafikun. Pse do thoshte kjo që janë rregulluar radarët, në një kohë kur nga 7 radar punonin vetëm 3. Po flas për këtë si dëshmi flagrante ndaj narko-shtetit.
Sulo: Me këtë realitet të pashpresë dhe m destabilizimin, ka një aleat për qytetarët; ndërkombëtarët. Kemi NATO-n, fqinjët. Si shpjegohet që ata po i bien kambanave të alarmit.
Berisha: Unë nuk mendoj se është një koordinim. Unë njoh Antimafian italiane. Është institucion serioz. I pavarur. Është i pari institucion në Europë që ka dhënë alarmimin për drogën në Shqipëri.
Rakipllari: Po ata të Guardia Di Financa ça ishin?
Berisha: Ata ishin të molepsur. Antimafia ishte zëri i parë i Europës. Diplomatët, një pjesë e tyre kanë informuar. Një rast më tha; po ti them qeverisë time këto gjëra, ajo nuk voton për ju. Presidenti i PPE e ngriti me të madhe, nisi të flitej për 5 kërkesa. Sot kemi një deklaratë nga presidenti i PPE-së.
Vasili: A mendoni se do ketë rrjedhje votash në radhë të maxhiorancës për Tahirin, ose nga opozita?
Berisha: Maxhoranca është tmerrësisht e inkriminuar. Mbasi si mund të ketë rrjedhje votash ku Daimir Gjinkur pret dosjen e tij. Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar. Qytetari dixhital thotë që jo vetëm i njeh ‘Habilajt’, por kanë sjell edhe investitor estonez për biznes të përbashkët. E thotë populli shqiptar një fjalë; ku ka za s’është pa gja. Nuk jemi në drejtësi këtu, jemi në komunikim. Gjiknuri nesër do lëvizë me mace me mi që të votojë kundër. Ahmetaj është…nëse ka njeri që full e krye me gjithë çizme, që ka psikologjinë e blerjes është ai. Ai u bë dopio ministër, pagoi dopio. Mos prit gjë prej tyre ti. E ka bërë grupin ai. Si mund të presësh nga deputetët që vinë aty nga klanet e dragës. Ata do të zbatojnë porositë.
Berisha: Pse e pohoi akuzën me atë letër me vlerë. Nuk ka mandat arresti ndërkombëtar. Është në lëshim e sipër por presin përgjigje nga Shqipëria.
Rakipllari: Ju thatë është në lojë stabiliteti i Shqipërisë nga arrestimi i Tahirit ose jo?
Berisha: Jo nga arrestimi i Tahirit nga bllokimi i drejtësisë.
Rakipllari: Raporti i maxhorancës bllokon vetëm arrestimin?
Berisha: Asgjë nuk lejohet. Nqs ti refuzon arrestimin ti i lë mundësinë të bëjë ç’të dojë me provat dhe atë proces ta manipulojë.
Rakipllari: Nqs maxhoranca vendos nesër të mos e pranojë kërkesën për arrestimin a është i cenuar procesi?
Berisha: Procesi penal është i sabotuar dhe dominon narkoshteti. Mund të prishë provat.
Rakipllari: Provat mund t’i prishë edhe nga burgu.
Berisha: Po, absolutisht. Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.
Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?
Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.
Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?
Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta.
Rakipllari: Ju do shkoni të dëshmoni në gjyqin ndaj Shullazit?
Berisha: I përgjigjem drejtësisë në çdo kohë.
Rakipllari: Jeni kërkuar për të dëshmuar në gjyqin e Shullazit, do shkoni?
Berisha: Unë jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë.
Vasili: Keni frikë se do rrjedhin vota nga opozita nesër si ne rastin e zgjedhjes së Rucit në krye të Parlamentit?
Berisha: Mazhoranca do ketë unitet për krimin nesër në seancën e Kuvendit. Nuk besoj se do ketë rrjedhje të votave nga opozita për këtë çështje. E patë Tahriin ju që në çdo fjali që thoshte përmendte djalin se e kishte kapur frika nga kërcimet e Ramës.
Vasili: Nesër ka votim të hapur apo të mbyllur?
Berisha: Atë e vendos Gramoz Ruci që nuk ka lidhje me rregulloren. Ai do ta kthejë parlamentin në repart.
Vasili: Sipas gjasave opozita do votojë kundër arrestimit, por çfarë do bëjë opozita?
Berisha: Opozita duhet të bëjë konsultim me qytetarët. Xhorxh Bush rrëzoi Noriegën në Panama, por ishin rrethana të tjera ato. Të huajt nuk janë pro krimit, por ka edhe nga ata që e kanë shumë xhan Ramën. Më mirë që nuk po flasin ndërkombëtarët se kanë lidhjet e tyre edhe ata. Më mirë që nuk po flasin se i kanë dalë shpesh Ramës në krah.
Sulo: Ata janë përfaqësues të vendeve të tyre?
Berisha: Janë më komplekse këto çështje.
Vasili: Ç’mund të na thoni për koalicion opozitar, duket i bashkuar?
Berisha: Çështja e sundimit të krimit po unifikon opozitën. Kjo është një kuazë që askush nuk mund t’i shmanget. Çdo njeri që i shmanget bën një gabim ndoshta të pafalshëm. Shoh që mediat bëjnë punë të vyer dhe të çmuar. Për arsye se nuk ka përpjekje më të madhe se bën krimi dhe droga që të mbyllë gojë. Një pjesë e mediave kontribuojnë me mjaft gjetje të tyre, opozita nuk ka rrugë tjetër. Vetëm të jetë në ballë të kësaj të keqe të madhe. Këto që shohim janë vetëm fillimi. Pas këtij mund të vijë narko-terrorizimi. Këto grupe kanë vetëm një interes, paratë tyre të krimit. Imagjinoi ju që të flitet për narko-terrorizimit. Rama është Norgea i vërtetë.
Sulo: Pse nuk ka reagim nga qytetarët?
Berisha: Dhejtra mijëra kanë qenë përfitues në një farë mënyrë nga kanabis. Edhe këtë verë janë rekrutuar me qindra mijëra njerëz në Tiranë dhe merrnin nga 20 mijë lekë. Punëtor të ndërmarrjeve të ndryshme. Kjo është e sigurt. Vet bandat kanë peshën tyre të trembjes dhe të frikës. Qeveria ka peshën e parave për të blerë votat.
KRITIKET E PD
Vasili: A kjo lëvizje reale brenda PD për të qenë një forcë?
Berisha: Unë së pari, një proces ka nisur në PD, një proces analize. Do vazhdoj. Së dyti; këta ish-bashkëpunëtorë të i, miq të mi, disa prej tyre, kanë paraqitur një platformë me pika dhe kryetari i PD. Një grup tjetër ka paraqitur një draft-statuti. Në vlerësimin tim ekziston një vullnet për dialog dhe rivendosje të komunikimeve nga të gjithë. Unë e kam thënë dhe e them prapë. PD pësoi një humbje traumatike. Por është në detyrën e çdo demokrati që të bëjë gjithçka për ringritjen e saj. Kryetari ka njohur përgjegjësin e tij, në mënyrë të përsëritur. Ka bërë mirë që e ka njohur. Secili edhe duhet të njohë përgjegjësinë e tij dhe të japë kontributin e tij. Ku e ka kontributin dhe investimin ata? Të gjithë nuk e kanë investim as për Bashën e as për Berishën, e kanë për veten e tyre. Ka prej tyre që janë 4 vjet që kanë bashkëpunuar me ne. Kanë investim të rëndësishëm, kanë shkuar në opozitë.
Rakipllari: Kjo kërkesë e tyre nuk është demokratike?
Berisha: Kondita të panegocionueshme nuk shkojnë në një familje. Le të ulen të diskutojnë. Por të vendosin pastaj, ata duhet të kuptojnë që i takon forumeve. Unë mendoj se Arben Imami, la një aksion për mua shumë të goditur. “Kryetar ne ishim bashkë, na ndave, tani na bashko”, ka thënë ai. Imami ka qenë një nga më kritikët. Por bien emocionet dhe zemërimi i ligjshëm. Secili duhet të mbrojë investimin e tij. Unë nuk e ndihmova Bashën. Dhe jo pa qëllim nuk e ndihmova. Unë preferova të shpreh për çdo anëtar mendimet e mia. Por unë nuk dalë jashtë statutit të saj. Ligji duhet të na bashkojë ne. Gjatë 23 viteve, në të gjitha ndarjet, kanë ndodhur gjithë ato bashkime. Sali Berisha ka qenë luajal i plotë i atij vendimi.
Rakipllari: Debati kryesor është që ti themi gjërat tamam, çështja e listës. Unë di që Basha i qëndron listës përsëri, pavarësisht se e bëri pa kryesinë dhe forumet. PD që vjen nga një humbje në 2013 do ketë qarkullim elitash?
Berisha: Problemi themelor ishte se lista nuk u kalua sipas statutit.
Rakipllari: Ai thotë se lista është shumë e mirë.
Berisha: Nuk mund ta qortoj atë. Problemi është këtu. Kam folur për listën. E vetmja gjë që duhet të them që në qoftë se ne rrimë në pozicionin e zemërimit të listës, çfarë fitohet me këtë. Duhet të shohim si të ngremë PD dhe këto gjëra të mos ndodhin.
Rakipllari: Duket si bashkim mekanik?
Berisha: Jo unë kam konceptin e investimit.
Rakipllari: Ju keni rikthyer disa në PD.
Berisha: Janë kthyer ata që kanë dashur. Çfarë jam unë krenar me ta. Njerëz që nuk u implikuan në krime. Që i kujtoj nga të parët fare, njerëz me fibër qytetare. Për mua të mrekullueshëm që as u ngatërruan me banda e as me krime. Po kanë qenë demokratë që punuan për vendin e tyre. Kanë aksione në PD.
(m.k/d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb