Me ndryshimet në ligjin grek për Kodin e Emigracionit, tashmë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, do të kenë disa lehtësira lidhur me dokumentacionin, lejet e qëndrimit dhe pagesat që duhet të kryejnë. Disa ditë më parë, organizata “Arogji-Përkrahja” paraqiti disa propozime në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë. Gjatë kësaj seance, përfaqësuesit e emigrantëve shqiptarë në shtetin helen parashtruan anët pozitive dhe negative të këtij projektligji. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” tregon propozimet që janë pranuar deri më tani. Ai thekson se aplikimet për leje të jashtëzakonshme do të shqyrtohen në bazë të ligjit të mëparshëm, domethënë, nuk do të kërkohen dokumente shtetërorë për të vërtetuar periudhën e qëndrimit në Greqi. Ndërkohë është pranuar edhe propozimi që fëmijët, të cilët janë larguar nga Greqia me prindërit e tyre, por kanë kryer këtu shumë vite shkollë (mbi 6), do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi, pavarësisht se mungojnë nga Greqia më shumë se dy vjet. Malaj bën me dije se një ndër propozimet që u pranua lidhet me pagesën e taksës së leje qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme e cila para ishte 300 euro për 2 vite, ndërsa tashmë do të jetë 300 euro për 3 vjet.

Ju morët pjesë në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar grek. Çfarë paraqitët gjatë kësaj seance?
Në emër të organizatës “Arogji-Përkrahja”, e cila mbështet emigrantët shqiptarë në Greqi, ne paraqitëm në parlamentin grek, në mënyrë të përmbledhur një vlerësim për projektligjin, ku nxorëm në pah anët pozitive, si dhe shpjeguam në mënyrë të argumentuar anët negative të tij. Gjithashtu, paraqitëm edhe disa propozime, me shpresën se do të përfshihen në projektligj.
Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm : http://www.gsh.al/2018/05/01/ndryshimet-ne-ligjin-grek-ja-lehtesirat-per-emigrantet-shqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb