LONDËR- Salla e Teatrit Kings Place, Londër është pushtuar fuqishëm mbrëmjen e djeshme nga dy artistë shqiptarë, emrat e të cilëve janë të vlerësuar dhe të duartrokitur në shumë skena prestigjoze.

Interpretimi i sopranos tonë të mrekullueshme Inva Mula e shoqëruar në piano nga virtuozi tashmë Genc Tukiçi në një program ku spikatën edhe interpretimet e Marjela Cingos, Elion Vejsiut, Melina Karajanit, dhe violinistit virtuoz anglez, Peter Sheppard Skerved e mbajtën audiencën thuajse pa frymë për mëse një orë e gjysëm.

Në këtë evenimet të rëndësishëm të shqiptarëve në Britani, ishin të pranishëm Ambasadorë, Lordë, Parlamentarë, Lord Mayer of City of Ëestminster, muzikantë anglezë, publik i thjeshtë si dhe shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe.

Në program spikati vëçanërisht poezia shqipe e De Radës, Naim Frashërit dhe Ismail Kadaresë, përkthyer në gjuhën angleze dhe intepretuar nga Robert Ëilton.

Në këtë koncert recital në prag të festave të nëntorit, pjesë e repertorit ishin vepra shqiptare por edhe të huaja.

“Një mbrëmje e mrekullueshme shqiptare në Londër – aspak më pak se një triumf”, e ka cilësuar ambasadori ynë në Londër.

‘Notes on Albania”-Shënime mbi Shqipërinë, është i dyti edicion që organizohet me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe britanikë që këtë vit u drejtua nga sopranoja jonë me famë botërore, Inva Mula.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: