IRAK- Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje një grua gjermane me origjinë nga Maroku pasi i ishte bashkuar Shtetit Islamik, ISIS tha një zëdhënës i gjykatës në Baghdad, shkruan Reuters.

Shtetësja gjermane, që ishte kapur nga forcat irakiane gjatë betejës së Mosulit vitin e kaluar, është gruaja e parë e huaj që dënohet me vdekje në Irak pasi ju bashkua grupit militant ISIS.

Ajo pranoi para gjykatës se kishte udhëtuar bashkë me dy vajzat e saj nga Gjermania në Siri dhe pastaj drejt Irakut për t’u bashkuar me militantët e ISIS.
Gjykata e Irakut e dënoi shtetasen gjermane me vdekje nën akuzat për pjesëmarrje në sulmet kundër forcave të sigurisë irakiane si dhe mbështetje logjistike për grupin militant.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane refuzoi të komentonte mbi dënimin. Mijëra shtetas të huaj po luftojnë për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Iraku deklaroi fitoren ndaj Shtetit Islamik muajin e kaluar, i cili kishte nën kontroll shumë rajone të vendit që në vitin 2014. Sidoqoftë, grupi militant vazhdon me bombardimet dhe sulmet në Irak.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb