Bagdat-Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Bagdat dhe rreth tij duke lënë të paktën 19 persona të vdekur. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet irakene.

Sulmi më i përgjakshëm është kryer me një makinë bombë në periferi të kryeqytetit në anën perëndimore, duke shënuar 9 të vdekur dhe 24 të plagosur.

Sulmi i dytë ndodhi kur një makinë bombë shpërtheu pranë një stacion autobusi, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Ndërsa 3 persona humbën jetën në një sulm të fuqishëm me bombë në një merkato në qytetin Mhamoudiya, raportojnë autoritetet vendase.

Disa orë më vonë një shpërthim i katërt tronditi qytetin shiit Balad Ruz, kur një bombë shpërtheu në një restorant, duke lënë 4 persona të vdekur dhe 14 të plagosur.

Autoritetet vendase janë vend në një gjendje alarmi pas sulmeve të shumëfishta të ndodhura kohët e fundit në vend dhe janë duke përforcuar masat në luftën kundër të tilla sulmeve dhe grupeve që fshihen pas tyre.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: