TEHERAN- Legjislativet në Iran mundësuan rikthimin në Parlament të reformatorëve që, bashkë me aleatët e moderuar të Hassan Rohani, kanë krijuar grupin parlamentar më të rëndësishëm, por pa arritur maxhorancën, sipas rezultateve zyrtare të publikuara sot.

Në 68 deputetë për të cilët votohej gjatë raundit të dytë të legjislativeve që u mbajtën dje, lista “Shpresë” e reformatorëve dhe të moderuarve arriti 38, kundrejt 18 të konservatorëve dhe 12 të pavarur.

Duke ia shtuar 95 deputetëve që fituan në raundin e parë më 26 shkurt nga kandidatët e listës “Shpresë”, ata arrijnë të paktën 133 vende, duke u bërë grupi më i rëndësishëm në Parlament që ka gjithësej 290 deputetë. Megjithatë, ata nuk arritën dot maxhorancën që kërkon të paktën 146 deputetë. Konservatorët dhe të pavarurit ndjekin respektivisht me 125 dhe 26 deputetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: