IRAN- Një avion i kompanisë iraniane Aseman, me 66 pasagjerë në bord, i nisur nga Teherani me destinacion Yasuj, është përplasur në rajonin e Semirom.

Avioni, siç raportojnë shërbimet lokale të emergjencës ishte zhdukur nga radari pak minuta pas përplasjes.

Me t’u dhënë alarmi, një helikopter është përpjekur të shkojë në zonën ku ra avioni, por nuk mundi të ulej për shkak të kushteve të këqija të motit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: