IRAN- Aeroplanmbajtësja amerikane “US Harry S.Truman” gati është goditur me predha nga disa milicë iranianë të shtunën e shkuar, por lajmi nuk është publikuar deri mëngjesin e sotëm për të shmangur incidentet e mëtejshme.

“NBC” ka cituar një zyrtar të Pentagonit i cili ka sjellë detaje të incidentit.

Luftanija amerikane po kalonte në ngushticën e Hormuzit kur është përballur me rojet iraniane.

Sipas burimeve, Marina e Iranit po kryente disa ushtrime stërvitore në atë zonë dhe ka qëlluar drejt luftanijes amerikane.

Por Pentagoni mohon të ketë shkelur në ujërat iraniane.

Predha ka kaluar shumë afër luftanijes e cila shoqërohej nga dy fregata, një amerikane dhe një franceze.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: