IRAN-Një zyrtar i lartë iranian rikonfirmoi sot vullnetin e Iranit për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore të drejtë dhe të ekuilibruar me fuqitë e mëdha, gjatë takimit në Teheran me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA), Yukiya Amano.

Mbërritur sot në Teheran, Amano takoi sot zyrtarët iranianë në përpjekje të avancimit të negociatave për programin bërthamor të Teheranit, që është pjesë e përpjekjeve të mëdha në Vjenë mes Iranit dhe grupit 5+1 (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani), nën drejtimin e BE-së.

”Kjo vizitë është shumë e rëndësishme”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në Vjenë.

Agjencia e OKB-së do të jetë një prej aktorëve kryesorë në rast marrëveshjeje, që do të vendosë programin bërthamor nën kontroll të rreptë ndërkombëtar, në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura që prej vitit 2006.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: