Një foto me gjoksin nudo dhe vetëm një zemër që e mbulon. Ireland Baldwin nuk ka asnjëherë turp të shfaqet e zhveshur, por këtë herë e bën për një kauzë të mirë.

Modelja 22 vjeçare, vajza e Kim Basinger dhe Alec Baldwin, në Instagram shfaqet topless, me të brendshme të zeza dhe me një gjarpër në dorë. Pas gjithë kësaj është një projekt i rëndësishëm, por për tani gjithçka mbetet sekret.

Modelja seksi ka ndarë një klip për një set fotografik, ku sa ngrihet nga shtrati mbulon gjoksin e zhveshur vetëm me një dorë dhe jo vetëm kaq. Në një tjetër foto shfaqet me një rrobdishan mëndafshi dhe pastaj pozon me një gjarpër emri i të cilit është Kyle.

Me pak fjalë ka foto shumë pikantet të cilat Ireland do ti tregojë më shumë në fushatën e re, ku do të zbulojë edhe kauzën për të cilën ajo është zhveshur sërish.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb