SHBA – Irina Shayk pozon nudo për GQ. Modelja ruse ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet siç e ka bërë nëna.

Edhe pse në moshën 30-vjecare Irina ende preferohet nga shtëpitë e modës dhe renditet në të njëjtën nivel si modelet e reja, Gigi Hadid, Karlie Kloss, Kendall Jenner etj.

Në një intervistë për këtë revistë, Irina i ka idetë e qarta dhe thotë se i pëlqejnë meshkujt dhe diamantët . Ajo thotë se është një vajzë ruse dhe si e tillë pëlqen shumë havjarin.

Kohët e fundit 30-vjeçares po i ecën gjithçka mirë, si në karrierën e saj si modele profesioniste ashtu edhe në jetën private.

Pas ndarjen nga futbollisti portugez, Ronaldo, Irina ka gjetur qetësinë në krahët e aktorit Bradley Cooper, me të cilin është e lidhur prej një viti.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb