TIRANE- Ethet e futbollit, përkatësisht kampionatit evropian ku pritet të marrë pjesë edhe Shqipëria duhet se kanë kapur edhe politikën.

Për të ironizuar Partinë Socialiste, ish kryeparlamentarja Topalli poston një foto, ku vë në fushë emrat e deputetëve të PS-së si të ishin lojtarë. Këtë foto ajo e quan: Top-formacioni i Rilindjes 2016-të”, Ose “Klubi familjar kriminal”

Këtë foto Topalli e postoi fill pas përfundimit të seancës së sotme plenare, e bojkotuar nga opozita pas përjashtimit 10 ditor të Berishës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: