PRISHTINE- Manifestimi i rivarrimit të heroit Kombëtar, Isa Boletini do vazhdojë sot në Prekaz të Skenderajt. Eskorta me eshtrat e heroit do të udhëtojë sot drejt kompleksit Adem Jashari në orën 09:00.

Eshtrat e heroit do të vendosën në hapësirën pranë kullës së Adem Jasharit dhe para tij qytetarët kanë mundësi të bëjnë homazhe. Për jetën dhe veprën e heroit kombëtarë Isa Boletini, do të flitet sot edhe gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 12:00, ndërsa nga ora 14:00 arkivoli me eshtrat e heroit do të jetë në hollin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast deputetet do të mund të bëjnë homazhe. Arkivoli me eshtrat e heroit do të kalojë më pastaj nga Bulevardi “Bill Klinton” për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: