KOSOVE-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.Këto komente Mustafa i bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne kemi punuar për Kosovën. Ne kemi qëndrimet tona dhe nuk do të bëjmë koalicion me PAN si dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi sepse ai është iniciatori për prishjen e koalicionit sepse ai ka vënë interesat e tij para interesit të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë me tej se LDK ka lënë mundësin e hapur për Vetëvendosjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: