TIRANE- Pas një martese të dhunshme, me konflikte, asaj i marrin dhe vajzën, motivin më të madh për të jetuar. Kjo është historia rrëqethëse e Brikena Islamajt, e cila u bë sot protagoniste e emisionit “Me Zemër të Hapur” në ‘News24’.

Mes emocionesh dhe lotësh 24-vjeçarja ka rrëfyer se çasti më të vështirë në jetë ishte momentin kur Gjykata vendosi që vajza të jetë në kujdestarinë e babait, i cili jeton në Itali.

Ndërkohë që është hequr nga gjiri i nënës. Ajo pohon se në një moshë shumë të vogël, 15 vjeçe u fejua me ish-burrin e saj, e më pas shkoi në Itali. Më tej Brikena theksoi se ai ishte një njeri i pashpirt, dhe i dhunshëm.

INTERVISTA
Kush të prezantoi me ish-burrin tënd?

Kam qenë shumë e vogël, 15 vjeç kur humba babain. Ta kisha atë do isha shumë e lumtur. Nuk kishim miqësi me ish-vjehrrin tim. Më kërkoi të fejoheshim. U fejuam në mars, unë jetoja me mamanë time. Kam dy motra. Unë jam motra e mesit. Motra e madhe ishte martuar.

Bënë prezantimin e djalit?
Po e bënë. Më tha që djalin e kam në Itali, punon mekanik. Unë kisha qejf që të vazhdoja shkollën. U njohëm në maj, ika në qershor.
Si u njohët?
Ishte njohje e shpejt. Që kur e pash, kisha frikë. Më ngjalli frikë, si njeri pa shpirt.
Pse e pranove?
..Hesht.
S’ke arsye?
Skam.
Sa u njohët para se të martoheshit?
Tre kafe.
Sa zgjasnin këto biseda?
3-4 orë.
Dmth ju në total para se të martoheshit jeni takuar vetëm 24 orë?
Po vetëm aq. Kemi folur dhe në telefon. Kur nuk ja hapja telefonin, më thoshte ku je. Ishte i dhunshëm.

Çfarë ndodhi pasi i the Po bashkëjetesës me të?
Shkuam në Itali, vetëm dhunë, që në momentin e parë. Nuk donte t’i flisja fare, ishte xheloz kot. Kur dilnim më thoshte mos shih asnjë më thoshte, vetëm mua. Ai ishte 28 vjeç. Ai punonte turni i natës mekanik, unë rrija tërë kohës brenda e izoluar. Unë doja të filloja studimet në Vlorë, e jo të shkoja në Itali por ai më tha: Jo, do shkojmë në Itali. Nuk flisja dot me familjarët e tij, sepse edhe i ati i tij e rrihte vjehrrën time. Burri të rreh thoshte vjehrra kështu është. Unë i thoja epo unë nuk dua familje të tillë, të më rrahi burri.

Kur more vesh që do bëheshe nënë?
Kur mora vesh që do bëhesha nënë u gëzova se mendova se ai do ndryshonte, isha e lumtur. Kur i dhashë lajmin, ai u gëzua. Shtatzania më eci shumë mirë. Pas 1 muaj sjellje të mirë, ai filloi të më rrihte prapë, edhe kur kisha fëmijën në bark. Kur shkoja bëja vizita e gjëra , kur dilja. Kur linda vajzën, shkova vetë në spital, dhe linda se ai ishte turni natës në punë dhe do flinte gjumë në mëngjes, kështu që shkova vetëm. Pavarësisht se nuk erdhi ai, për mua ishte moment i bukur të shihja fëmijën tim. Unë ngaqë nuk dija të merresha me fëmijën se isha e vogël vet, ai vinte e më gjuante pse nuk kujdesesh për fëmijën më thoshte.

Kur i the Stop martesës?
Kur erdha në Shqipëri në muajin gusht.

Ku ishte nëna jote në këtë situatë?
Nëna ime ishte në Tiranë, nuk i thoja për problemet e mia. Pas ndarjes ai mori nënë time e i tha: hajde merre vajzën se unë nuk futem burgjeve për të! Ndërsa vajzën tonë e mori dhe e çoi tek i vëllai i tij. Unë nuk e kam braktisur fëmijën, mua ma morën. Ma rrëmbeu, dhe në gjykatë tha që e kam braktisur unë.

Ish-kunati Baki Habilaj: Brikena e ka braktisur fëmijën dhe ka 3-4 muaj që është ushqyer me qumësht të blerë, se ka nënën pranë. Të gjitha ato që thotë ajo janë mashtrime, dhe të zbardhet vendimi i gjykatës dhe të vijë ta takojë sa herë të dojë vajzën, nuk ia ka ndaluar njeri. Në 3-4 muaj ka dërguar vetëm një mesazh, nuk ka bërë një telefonatë të pyesë a është mirë vajza. Gjykata e pa të arsyeshme që Brikena është e paaftë për të rritur fëmijën.
Pse e braktisi Brikena?
Ish-kunati Baki Habilaj:Një shtytje e familjes së saj, se i pëlqente jeta e Tiranës dhe jo e Italisë, i pëlqente të rrinte me njerëzit e saj. Këto janë fakte, se e ëma e saj tha unë dua vajzën time në Tiranë ndërsa mbesën mbajeni po të doni. Burri i saj ka 15 vite me një numër nuk e ka ndërruar, ajo e di mirë numrin dhe nuk ka marrë një herë në telefon. Ka çuar vetëm një mesazh para dy muajsh.

(ed.me/e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb