TIRANE– Majlinda Hoxha, nëna e ish-gruas të Saimir Zallit, i cili kërcënoi se do të hidhej nga vinçi në qendër të Tiranës, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-dhëndrit. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, ish-vjehrra thotë se Saimir Zalli njihet në Lezhë si një person problematik.

Ajo thotë se ish-dhëndri i saj nuk punon, si dhe është një njeri i dhunshëm.

“Ai është i dhunshëm. Pi drogë, nuk punon, është problematik. Ai rreh edhe nënën e tij. Duhet t’ju them se ai merr asistencë për vajzat, dhe nuk u ka dërguar asnjë lek. Për 8 vite nuk është kujtuar që të kujdeset për fëmijët, sepse më tha mbaji ti pasi unë nuk mundem. Ndërsa tani po i kërkon vajzat, pasi ka mësuar se nëna e tyre (vajza ime) merr lekë pasi është e sëmurë”, shprehet ish-vjehrra.

Ajo thotë se vajza e vogël e çiftit vuan prej 6 vitesh nga epilepsia, duke shtuar se babai i saj, Saimiri, nuk ka kontribuar për kurimin e saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: