NGA: Xhensila KODRA
Juljan Rustami, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se ka përdhunuar ish-të fejuarën e tij teksa kjo e fundit kishte shkuar tek e motra në Tiranë, ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. 23-vjeçari prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, ndërsa u arrestua nga blutë e Divjakës, mbrëmjen e së hënës. I riu, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë u denoncua në Komisariatin e Policisë Nr. 4 nga ish-e fejuara se e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme pas ndarjes.

Madje, pak ditë më parë, kur 21-vjeçarja kishte ardhur në Tiranë tek e motra, Juljani duke përfituar nga situata kur ajo ndodhej vetëm në banesë, kishte kryer marrëdhënie me dhunë me të. “Nuk është e vërtetë! Ish-e fejuara më lajmëroi që do të vinte në Tiranë dhe më kërkoi të vija edhe unë ta takoja. Nuk kam abuzuar asnjëherë me të”, – është shprehur 23-vjeçari, teksa ka shtuar më tej se denoncimi i është bërë pasi ai nuk ka pranuar që lidhja e tyre të vazhdonte. Aktualisht, 23-vjeçari është nën akuzë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”.

Ndërkaq, mësohet se i riu është kallëzuar edhe më parë në policisë e Divjakës nga 21-vjeçarja, e cila ka pohuar se ish-i fejuari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Pas kësaj, ndaj vajzës u plotësua menjëherë kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Pasi u vu në pranga, 23-vjeçari Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 4.

Lajmin e plote mund ta lexoni ne GSH.al
:http://www.gsh.al/2017/09/20/ish-e-fejuara-e-akuzon-per-perdhunim-i-riu-me-kerkoi-vete-ta-takoja-me-denoncon-per-hakmarrje/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: