Paris SG fitoi matematikisht të dielën titullin e 7 në “Ligue 1” pasi ‘shkërmoqi’ Monaco-n me shifrat e thella 7-1. Klubi kryeqytetas e arriti këtë objektiv edhe falë Neymar, i cili deri në fund të muajit shkurt kur edhe u dëmtua, kishte shënuar 19 gola dhe dhuruar 13 asiste.

26-vjeçari mungoi në festën e titullit dhe kjo gjë ka sjellë reagime të ndryshme, pasi sulmuesi kishte preferuar të luante poker. Ky veprim ka sjellë tërbim në Francë dhe shumë personazhe të njohur e kanë sulmuar sulmuesin.

dygarri

Ish-sulmuesi i Francës dhe Milanit, Kristof Dugarri, ka lëshuar deklaratat më të ashpra, duke e sulmuar keq Neymarin: “Si ka mundësi të mungosh ditën, kur skuadra jote fiton titullin? Si mund të thuash se je lider? Neymar është vetëm një egoist i tmerrshëm, që sheh vetëm veten dhe bën një lojë individuale.

Nëse do të isha tifoz i PSG-së, do të isha tërbuar, sepse ai po pështyn mbi klubin. Kur e shoh në fushë, më duket sikur po luan kalçeto me shokët. Pret kundërshtarin dhe e provokon me lëvizjet e tij. Diçka krejtësisht e kotë”, – ka thënë Dygarri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb