Ermal Tahiri, ish-lojtar i Kombëtares, tani në rolin e specialistit të futbollit, i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” foli për skuadrën pretendente për të fituar finalen e Botërorit.

“Është e vërtetë që lojtarët e Kroacisë dinë të ulin dhe të ngrenë ritmin, Brozovic mund të ketë bërë 16 km në një ndeshje, por Franca ka dy qendërmbrojtës si kolona, të cilët dinë edhe të shënojnë.

Ka një Pogba dhe Kante të cilët veprojnë jashtëzakonisht shumë, mbrapa nuk mbetet as Matuidi.

Për Mbappe-n duhet të keshë zinxhirë që ta mbash se ndryshe nuk mund t’ia dalësh. Shpresoj të mos jetë në krahë Pivaric pasi do të ketë pak për të bërë. Pastaj të mos flasim për Griezman,”-u shpreh Tahiri i cili la të kuptohet se Franca është favorite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb