George Weah, një nga futbollistët afrikanë më me famë, i cili arriti të fitojë dhe Topin e Artë me fanellën e Milanit, është zgjedhur President i Liberisë.

Mbështetësit e Weah, kanë mbushur rrugët e kreyqytetit Monrovia, për të festuar fitoren në zgjedhje, që shënjon dhe tranzicionin e parë demokratik për vendin në Afrikën Perëndimore në më shumë se 7 dekada.

Weah u shpall fitues në zgjedhje ditën e djeshme, por komisioni zgjedhor e bëri zyrtar ditën e sotme. Ai fitoi me 61.5% të votave, në krahasim me kundërshtarin e tij që mori vetëm 38.5%.

Related image

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: