Për të kuptuar se në Shqipëri futbollistët hasin peripeci për të marrë pagat nuk duhet ndonjë i huaj për ta thënë, por ajo që ka deklaruar ish-futbollisti i i Tiranës dhe Flamurtarit, braziliani Gilberto, është edhe më e rëndë se kaq.

Në një intervistë për “esporte.ig.com.br”, Gilberto Fortunato, përveç pengesave që ka hasur me pagat ka bërë edhe një krahasim shumë të ithët, duke deklaruar se niveli kulturor i Shqipërisë është i njëjtë me vendet aziatike.

“Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan. Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Gjithashtu kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendasit, ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë”, ka thënë mes të tjerash Gilberto.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb