Ivana Trump, gruaja e parë e presidentit amerikan është shprehur në një intervistë se “Trump është mendërisht i qëndrueshëm dhe shumë i përqendruar në objektivat e tij, shumë i organizuar” shkruan ‘La Stampa’.

Për të mbrojtur Donald Trump mendon ish-gruaja Ivana, e cila në një intervistë është shprehur qartë se çfarë mendon për ish-bashkëshortin e saj. “Është një gjeni dhe mëndërisht i qëndrueshëm. Nuk është racist edhe pse herë pas here mund të thotë broçkulla” konfirmon gruaja e parë e Kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Fjalë që vijnë pas zbulimeve të librit “Fire and Fury” të autorit Michael Wolff, ndaj të cilit vetë Trump u kundërpërgjigj duke u shprehur se ishte një ‘gjeni’. Tani me sa duket edhe Ivana i shton dozën e duhur në intervistën e saj për ‘Good Morning Britain’. “Është një gjeni, është shumë i organizuar dhe e drejton vendin si një kompani,” është shprehur ajo.
INT01F6_8971887F1_10_MGTHUMB-INTERNA

WCCOR2_0IGRAZOP_MGTHUMB-INTERNA
Ivana, gruaja e parë e Trump-it, ka qënë e martuar me të nga 1977 deri në 1992 dhe është nëna e Ivankës, Donald Jr. dhe Eric.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: