Ish-kandidati për president të FSHF-së, Shpëtim Hala, i cili nuk mori asnjë votë në zgjedhjet e zhvilluar më datën 7 shkurt, mesa duke nuk ka ngelur pa gjë.

FSHF ka menduar ta afrojë në familjen e madhe të futbollit, duke e caktuar vëzhgues të arbitrave, me qënë se ai në ta kaluarën ka qenë gjyqtar në Itali.

“Panorama Sport” mëson se Hala do të jetë vëzhgues në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Sopoti-Spartaku, e cila do të zhvillohet në Elbasan.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ish-kandidati-per-president-nuk-ngelet-pa-gje-fshf-e-ben-vezhgues-te-arbitrave/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: