TIRANË- “Mënyra se si merret vendimmarrja politike është klanore, jo politike. Politika ka ngel mënjanë. Edi Rama e ka bërë si në mesjetë”, kështu ka deklaruar ish-këshilltari i Sali Berishës, dhe ish-kandidati për deputet i PD-së Neritan Sejamini sot në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në News24.

Ai tha se kryeministri Rama ka eliminuar organizatat dhe zërin në parti.
“Edi Rama e shkëputi qeverinë me rilindjen nga godina e partisë. Është asgjësuar procesi politik. Ne tani jemi bërë shoqëri parapolitike. Mënyra se si merret vendimmarrja politike është klanore, jo politike. Në Kavajë kemi modelin e ri, ku largqoftë të përfundojë Shqipëria. Politika ka ngel mënjanë. Edi Rama e ka bërë si në mesjetë. Sot në politikën moderne quhet kabineti i kuzhinës, këtu kemi arritur sot”, tha Sejamini.

Te paekspozuarit (2)

Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mbajti të njëjtin qëndrim.
“Në Lezhë dhe Kavajë janë zgjedhur persona që nuk kanë lidhje me PS. Janë njerëz që janë katapultuar për interesa të pushtetit”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja tha se kemi shkuar nga të fortët e këqij në të fortët më të këqij.
“Krimi është ai që ka më shumë para se gjithkush tjetër. Ne kemi shkuar nga të fortët e këqij, në të fortët më të këqij. Nuk është se nuk kemi pasur të fortë. Në fund fare jemi në banda. Ju e shikoni ku merren vendimet për gjërat më të rëndësishme në Shqipëri? Ha një drekë me Metën, ha një drekë buzë detit”, tha Lubonja, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb