Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin respekton vetëm dorën e fortë.
Ai i ka apeluar presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, të veprojë kundër agresionit rus dhe të të tregojë fuqi në raport me Putinin.

“Duke neglizhuar vendet Baltike do të ketë pasoja të mëdha dhe do të shënojë fundin e sistemit të udhëhequr nga Ëashingtoni. Komandanti Suprem Donald Trump duhet të ushtrojë forcë kundër Rusisë. Putin respekton vetëm një dorë të fortë”- tha ai në një e-mail dërguar nga kompania “Rasmussen Global”, e cila merret me konsultime gjeopolitike dhe strategjike.

Rasmussen ka paralajmëruar SHBA-në që të mbrojë Ukrainën nga cdo agresion i mundshëm rus.

“SHBA duhet të rrisë përkrahjen në krahun lindor të NATO-s, të vendose baza ushtarake aty ku rusët kërcënojnë lirinë dhe jetën e zyrtarëve amerikanë. SHBA duhet ta detyrojë presidentin sirian Bashar Al-Asad që të gjejë një zgjidhje politike për konfliktin”- ka thënë Rasmussen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: