SHKUP- Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski tashmmë ka detyrë të re, të cilën do ta ushtrojë në Kuvendin e Maqedonisë. Bëhet fjalë për emërim në komisionet parlamentare ku çdo deputet emërohet në disa komisione. Emërimet në këto komisione bëhen sipas kërkesës së deputetëve dhe sipas profesionit të tyre.

Në faqen e internetit të Kuvendit në Komisionin për çështje kushtetuese figuron emri i ish-kryeministrit Gruevski.

Profili i tij në këtë faqe nuk është i përditësuar, ku shfaqet me foto të bërë para 10 viteve, ndërsa adresa email ku mund t’i drejtoheni atij është: [email protected]. Gruevski do të jetë vetëm anëtar i këtij komisioni, ndërsa vendi i kryetarit do të duhet të zgjidhet në komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Përndryshe, Gruevski është pjesë e grupit të parë parlamentar të OBRM-PDUKM-së, i cili udhëhiqet nga Ilija Dimovski.

Përveç këtij grupi kjo parti ka edhe nëntë grupe tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: