ITALI-Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dha sot dorëheqjen nga kryesimi i Partisë Demokrate (PD), me shpresën për të rimarrë kontrollin e këtij formacioni të qendrës së majtë, ku një pjesë e vogël më e majtë kërcënon se do të shkëputet.

Matteo Renzi, 42 vjec dha dorëheqjen në fund të vitit 2016 nga posti i kryeministrit pas “jo”-së masive të italianëve në një referendum kushtetues mbështetur në atë kohë nga qeveria e tij.

Që prej asaj kohe, kritikat nga një pjesë e PD-së u rritën duke nxitur ish-kryeministrin të kërkonte thirrjen e një Kongresi të partisë, ku ai shpreson një rizgjedhje në postin e sekretarit të përgjithshëm për të gjetur një legjitimitet dhe për të reduktuar kundërshtarët e heshtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: