Bledar Kola, ish-lojtar i Kombëtares Shqiptare, që ka luajtur tek Besëlidhja, Partizani apo Elbasani, por edhe me një të kaluar në kampionatin grek me ekipe si Panathinaikos, AEK Athinë apo të tjera, është emëruar trajner i dytë tek ekipi i AEK-ut.

Bledar Kola do të jetë në stafin e trajnerit Ouzounidis, ish-trajner i Panathinaikos, i cili mori vendin e trajnerit Manolo Jimenes, që këtë vit e shpalli ekipin edhe kampion në Greqi. Kola ka luajtur në total 39 ndeshje me Kombëtaren, dhe ka shënuar edhe 6 gola.

http://www.panorama.com.al/sport/ish-lojtari-i-kombetares-emerohet-trajner-i-dyte-ne-greqi-me-ekipin-kampion/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb