TIRANE- Dy ditë më parë, prokurori i Apelit Gentian Trenova nuk u konfirmua në detyrë për shkak se vettingu nuk e nxori të përshtatshëm, por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se e di arsyen e shkarkimit.

Ai shton se Trenova nuk u shkarkua për shkak të pasurisë por sepse hetoi skandalin e Serverit të Tatimeve dhe e quan këtë një hakmarrje të pastër politike të rilindësve.

STATUSI I PLOTË
Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë.
Ka hetuar dhe mbrojtur sukseshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!
Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror.
Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!
Kaq është e vërteta e hidhur!
Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!
Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike!
Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend!
Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar!
Turp e faqja e zezë!
manjani
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: