Ish-ministri i Berishës, Genc Ruli ka folur për situatën në PD. I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Sakaq, ai tha se kryeministri Rama është i përfshirë në zgjedhjet e PD-së.

Sipas tij, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës. Ai tha se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës.

“Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”, tha Ruli.

Duke folur për “ABC News”, Ruli se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën”, tha Ruli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: