TIRANE– Ish- ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar në ‘Twiiter’ pas publikimit të emrave për 6 ministrat teknikë dhe zëvëndës kryeministrit të propozuar nga Partia Demokratike, si pjesë e paktit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha më 18 qershor.

Ylli Manjani shkruan me ironi se është krijuar qeveria politeknike, ndërsa ka uruar vetëm njërin prej tyre.

“E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike. Nuk i njoh të tjerët, por Ministri i Drejtësisë është jurist i zoti! Suksese Gazmend Bardhit”- ka shkruar Manjani në Twitter.
ylli-manjani-skermit-dhembet-18587
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: