Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, që vjen nga radhët e LSI-së, ka shkaktuar një incident të këndshëm në oborrin e Parlamentit.

Teksa dilte nga Kuvendi pas mbylljes së seancës, Koka ka ngatërruar makinën e tij me atë të kryeministrit Edi Rama, pasi ai ka një të ngjashme me të, tip “Mercedes”.

Siç shihet dhe nga fotot, Koka ka tentuar të futet te makina e kryeministrit, veprim që ka shkaktuar shumë të qeshura dhe batuta mes tij dhe Ramës. Ndonëse ata prishën aleancat pas ndarjes së PS dhe LSI, duket se jashtë politike është gjithçka ndryshe.
p8

p9
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: