Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk po kalon një moment të mirë, me çështjet ende të hapura për të në lidhje me akuzat për përfshirje në trafik droge.

Megjithatë këto ngjarje nuk e kanë ndaluar deputetin socialist të merret me angazhimet familjare.

Këtë vetë e ka treguar Tahiri në një video të postuar në Facebook, ku duket se ka organizuar një festë të madhe me zbukurime e plot fëmijë për ditëlindjen e të birit.

“Edhe 100 Drin,” shkruan ish-ministri në rrjetin social teksa mban djalin për 7-vjetorin e lindjes në krah që i fryn qirinjve të tortës.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: