TIRANË- Një tjetër ish-ministër jep një mesazh në dorëzim të detyrës së tij. Edhe pse pak muaj drejtoi një institucion të rëndësishëm, Dritan Demiraj thotë se është përpjekur të plotësojë pritshmëritë e qytetarëve dhe se angazhimi i tij ka qenë maksimal. Demiraj tregon se ka dorëzuar sot detyrën në respekt të Kushtetutës dhe protokollit shtetëror.

Ai ka përsëritur edhe njëherë gatishmërinë për të kontribuuar në në agjencitë e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

STATUSI I DEMIRAJT
Të nderuar miq!
Në të respekt Kushtetutës dhe protokollit shtetëror, sot i dorëzova detyrën në zyrë Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj.

Falënderoj këshilltarët e mi, administratën e Ministrisë së Brendshme, strukturat e vartësisë, përfshirë Policinë e Shtetit por dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e prioriteteve që kisha kur mora detyrën. Angazhimi im ka qenë maksimal dhe uroj të kem plotësuar sadopak pritshmëritë e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë në detyrë.

Sfidat në fushën e sigurisë me të cilat po përballet vendi ynë janë të shumta, komplekse dhe përballimi i tyre me sukses është një kërkesë vitale për tërë shoqërinë tonë. Kurdoherë kam shprehur gatishmërinë time për të kontribuar me dedikim e përgjegjshmëri të lartë në agjencitë e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në përputhje me interesat Kombëtare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: