SHBA – Nick Carter akuzohet për përdhunim. Këngëtarja Melissa Schuman akuzon ish-pjesëtarin Backstreet Boys se e ka sulmuar dhe dhunuar seksualisht.

Këngëtarja, e cila në atë periudhë ka qenë 18 vjece ka treguar në blogun e saj se Nick e ka detyruar bënte seks oral dhe më pas e ka përdhunuar në apartamentin e saj. Ajo tregoi se takimi i parë me 37-vjecarin ka qenë disa vjet para përdhunimit.

Në vitin 2002 si Schuman dhe këngëtari ishin përzgjedhur për të luajtur së bashku në një film dhe gjatë xhirimeve ka ndodhur dhe përdhunimi. Një ditë Melissa e kishte ftuar këngëtarin në apartamentin e saj. Në fillim ata ishin edhe me persona të tjerë , ndërsa në fund të ditës mbetën vetëm.

Pastaj ndodhi ajo që tregoi këngëtarja. Melissa ishte e virgjër sepse ishte besimtare. Pas përdhunimit ajo nuk foli menjëherë dhe më pas i tregoi edhe menaxherit të saj, i cili nuk e lejoi ta denonconte përdhunuesin.

Arsyeja ishte se Nick kishte avokatin më të fuqishëm në vend dhe se kjo gjë do t’i prishte reputacionin se ishte personazh i njohur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: