VLORE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ ish- presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika ka ironizuar vendimin e gjyqtarit Kreshnik Cjapi për penalltinë e akorduar në favor të vendasve në ndeshjen Teuta-Flamurtari, të cilën e fituan vlonjatët me rezultatin 1-2. Gjika ka uruar ekipin dhe trajnerin Duro, ndërsa shprehet me ironi se kush është më i rëndësishëm Cjapi apo ‘keci’.

Statusi i Shpëtim Gjikës:
“Bravo Flamurtari, fitore super e merituar dhe më se dinjitoze!

Urime profesor Shpëtim Duro!

Ekipi të ndjek dhe të kupton!

Profesor i nderuar, ne vlonjatët jemi mëndjemëdhenj!

Të lutem vazhdo me filozofinë tënde: punë, punë, dhe aspak ose pak reklamë!

Dhe që të mos dal nga natyra ime, si polemizues që jam, një pyetje kam:

Cili është më i rëndësishëm?

Cjapi apo “keci”?”
gjika2-470x219
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: