Ndeshja në kampionatin e Brazilit mes Vasco De Gama dhe Flamongos ka prodhuar një incident të pazakontë me protagonist ish-sulmuesin kryesor të seleçaos në Botërorin e 2010, Luis Fabianon.

Lojtari i Vasco-s fillimisht shkaktoi një faull në mesfushë duke ndërhyrë nga mbrapa futbollistit të Flamengos dhe gjyqtari nuk e fal duke i nxjerrë kartonin e verdhë. Vijojnë protestat e menjëhershme të 36 vjeçarit i cili pretendon se ka rrëshitur. Në një moment afrohet afër arbitrit dhe ky i fundit duhet theksuar se aktron mjaft mirë sa për t’i nxjerrë kartonin e dytë duke e nxjerrë nga loja.

Fabiano acarahet në maksimum, por tashmë vendimi është marrë. Të gjithë shokët e skuadrës mundohen t’a qetësojnë ndonëse kapiteni i Vasco-s nuk i beson syve sesi një arbitër mund të aktronte në këtë mënyrë.

Pavarësisht të gjithave pritet edhe një ndëshkim nga Federata Braziliane e Futbollit për Luis Fabianon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb