Ish-të përndjekurit politikë përfshihen në debatin për reformën në drejtësi, duke i kërkuar klasës politike që kjo reformë duhet të lërë jashtë sistemit gjyqtarët që kanë dhënë dënime politike në diktaturë. Përndryshe, ata kërcënojnë me protesta.

“Fjalën për draftin që paraqitën pardje ekspertët e Partisë Socialiste në të cilën thuhej që në sistemin e drejtësisë do rikthehen të gjithë ata gjyqtarë që kanë 20 vite punë, unë nuk e di se cili gjyqtar nuk marrë pjesë në diktaturë që ka mbi 20 vite punë. Këta gjyqtarë të largohen nga sistemi i drejtësisë”, – deklaroi Besim Ndregjonaj, kreu i Unionit Mbarëkombëtar të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

Sipas tij drafti i paraqitur nga ekspertët e PS-së nuk i shërben drejtësisë dhe miratimi në këtë variant do të sjellë në reagime deri në protesta të kësaj shtrese të prekur nga krimet e komunizmit.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb