Një ish-zyrtare e EULEX-it flet për raste të rënda që janë neglizhuar nga Prokurorët e EULEX-it. Për tetë vjet punë në EULEX ish-zyrtarja e këtij institucioni, Fatime Buzolli, thotë se kishte hasur dhe raportuar keqpërdorime të mëdha.

Por raportimi i këtyre padrejtësive ajo thotë se i kushtoi me keqtrajtim dhe diskriminim nga prokurorja Nita Amin. Këtë të fundit ajo e kishte akuzuar për një mori shkeljesh si zhdukje të provave e trajtim jo të duhur të rasteve, siç janë rasti kundër të akuzuarit kryesor për orkestrim të trazirave të marsit të vitit 2008 Milan Ivanovic, dhe rasti i vrasjes së policit Enver Zymberi.

“Në të gjitha rastet ku Nita Amin ishte e përfshirë të gjitha rastet kanë shkuar ters. As një rast nuk është kryer siç duhet”, tha Buzolli për televizionin publik të Kosovës.

Buzolli ka akuzuar edhe asistenten e prokurores britanike Aleksandra Spiric e cila sipas saj kishte dorë në rrjedhjen e disa informacioneve të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb