ITALI– Ajo ishte zhdukur në vitin 2013 dhe ka një vlerë prej 28 mijë eurosh. Bëhet fjalë për një harpë të cilën një artist japonez e kishte dërguar për riparim në firmën Salvi di Cuneo ne Itali, por korrieri ishte grabitur gjatë rrugës nga një shqiptar.

Harpa u grabit në vitin 2013 në autostradën Santhia në një furgon të dërgesave ekspres, ndërsa është gjetur nga policia italiane pas 3 vitesh në banesën e shqiptarit me inicialet L.A, i cili është një nga 3 korrierët e drogës të arrestuar në janar në Muggio pasi u kapën me 520 kilogram marijuanë në një furgon.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit janë gjetur edhe objekte të tjera me vlerë të cilat rezultojnë të vjedhura.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: