Komisioni Disiplinor i UEFA-s nuk do të hapë procedura kundër Sergio Ramos, për shkak se kapiteni i “Los Blancos” u pa në tunelin e stadiumit dhe afër stolit të të tijve gjatë çerekfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit, edhe pse ishte i pezulluar me kartonë.

Burime për “Iusport” dhe “Cope” bëjnë me dije se UEFA e kupton se sjellja ishte e saktë dhe kapiteni i Real Madridit nuk do të sanksionohet. Kështu, Ramos do të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Emilio Butragueño, drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, konfirmoi vendimin pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, ku Real Madridi mësoi përballjen e madhe me Bayern Munich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb