SHKODËR- Në kërkim për vjedhje me armë por drejtonte edhe makinën pa leje drejtimi. Policia e Shkodrës gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar në vendin e quajtur “Kisha e Zojës” 40-vjeçarin Eduard Frroku, banues në Lezhë.

Por gjatë shenjës për ndalim, ky shtetas nuk iu bind punonjësve të policisë duke u larguar. Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kryerjes së veprimeve konstatuan se ishte shtetas i shpallur në kërkim gjithashtu drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe Gjykata Lezhë e ka dënuar me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: