Ndonjëherë muaji i mjaltit mund të kthehet në ‘ferr’. I tillë ka qenë dhe fati i Ahmed Ali, i cili kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushime me bashkëshorten e tij shtatzënë, është urdhëruar të zbresë nga avioni.

Shkak është bërë pikërisht mjekra e tij, pasi autoritetet kanë pasur dyshime se 39-vjeçari ka qenë i përfshirë në sulme terroriste. Sipas prestigjiozes “Daily Mail”, ngjarje ka ndodhur në fluturimin e avionit për në Marrakech të Marokut, nga Aeroporti i Manchesterit. Mësohet se Ahmed Ali ishte zbritur nga avioni dhe u mor në pyetje, për shkak të fesë që i përkiste dhe mjekrës që mbante, e cila kishte ngjallur dyshime.

“Pyeta, pse më zbritët nga avioni? Ata thanë na ndiqni dhe thanë se do të më intervistonin në bazë të nenit shtatë të akteve të terrorizmit”, u shpreh 39-vjeçari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: