DURRËS- Taksistët e Durrësit e njohin mirë 60-vjeçarin Bujar Agalliun që humbi jetën në aksidentin e djeshëm pranë Maminasit. Ai ishte një nga shoferët më të vjetër dhe shumë korrekt. Kështu deklarojnë ata për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Taksistët thanë që janë shumë të pikëlluar dhe dëshpëruar nga humbja e shokut të tyre por edhe se e ndiejnë veten të rrezikuar në autostradën ku u duhet të udhëtojnë çdo ditë.

“Humbja e shokut tonë na ka dëshpëruar shumë. Nga gropat e autostradës mund të na ndodhë edhe ne një aksident i papritur. Bujari ishte një nga shoferët më të vjetër në Durrës, njeri familjar, korrekt që punonte për të mbajtur familjen. Vdekja e tij na ka pikëlluar jashtë mase”, thanë kolegët e taksistit që gjeti vdekjen pas mesnatës së djeshme së bashku me pasagjeren e tij Elena Avdillari, 23 vjeçe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: