TIRANE – Talitha Bothma është bukuroshja që përfaqësoi Afrikën e Jugut në konkursin e bukurisë Miss Globe 2017, që u zhvillua në Parkun Olimpik, Tiranë. Ajo është një modele dhe balerinë profesioniste, e në Miss Globe 2017 mori çmimin e Miss Talentit. Bukuroshja në një intervistë për gazetaren e emisionit “Chic” Fjodora Fjora, në News 24 ka treguar për eksperiencën e saj në Shqipëri dhe për karrierën e saj.

afiriak

Si vendose të bëhesh pjesë e konkurseve të bukurisë?
Unë jam balerinë profesioniste dhe ndodhi që për fat të keq unë pata një dëmtim shumë të madh në gju, kështu që u peshkova nga një agjent i industrisë së modës dhe që prej aty hyra në konkurset e bukurisë, e me pas u përzgjodha nga Amanda Krill drejtoresha kombëtare për Miss Globe dhe ja ku jam.

Dhe fituat një çmim shume të rëndësishëm siç eshte Miss Talenti, ndaj talenti në kërcim të ka ndihmuar gjithsesi për t’u zgjedhur si Miss Talenti. Si ishte kjo eksperience mes 56 vajzave konkurrente të cilat luanin ose interpretonin dhe ti dole më e talentuara mes tyre…?
Ndjehem shumë e nderuar që munda të vë fashën e Miss Talentit, pasi të kërcej është një nga pasionet e mia më të mëdha, ku kam punuar shumë! Por të gjitha konkurrentet ishin spektakolare dhe kishin shume talente por ishte vërtet e mrekullueshme të them qe unë e fitova titullin.

Nga Afrika e Jugut në Shqipëri është një rrugë mjaft e gjatë për të ardhur. Kur dëgjove qe konkursi organizohej në Shqipëri, cili ishte mendimi i parë që ju erdhi në mendje?
Në fakt unë vija nga një tjetër konkurs bukurie, ku u takova ne Adrianën një vajzë nga Shqipëria. Fola me të, e ajo më tha do ta duash shumë Shqipërinë. Në fakt nuk e kisha idenë ç’më priste por kur erdha ishte si dashuri me shikim të parë. Padyshim do te iki në shtëpi me një perspektive krejt ndryshe për Shqipërinë.

Si është të jesh pjesë e këtyre konkurseve? Ti ke qenë edhe në konkurse të tjera, ku duhet të përgatitesh mua më duket gati me disiplinë ushtarake?

Unë mendoj se duhet të shijosh çdo gjë në jetë sepse kur e do atë që bën e shijon atë dhe nuk vë re pjesën e vështirë. Por te jesh pjese e një konkursi bukurie është si një platformë, që duhet ta kesh sepse të përgatit për gjera më të mëdha në jetë.

Ti ke qene edhe në një fashion show dhe një konkurs Missi, cila është diferenca mes të dyjave?
Diferenca mes një konkursi fashion dhe një bukurie është se në konkurse bukurie si psh Miss Globe organizatoret kujdesen shumë për vajzat, ata janë aty për ty 24 ore në 7 dite, ata kanë shumë mbështetës dhe sponsore dhe është një udhëtim i mrekullueshëm. Ndërsa tek moda është më shumë si realiteti, do merresh vetë me transportin, duhet të mendosh për veten, të jesh e shpejtë në këmbët e tua, të ofrohen mundësi të ndryshme punësimi që është shumë ndryshe nga e para.

Cilën do të preferoje?
Për veten i preferoj te dyja, është vështirë te zgjedh.

Do të vazhdoni të jeni pjesë e konkurrimeve, pasi kam dëgjuar që vajzat si ty vazhdojnë në këtë rrugëtim konkursesh bukurie deri sa një ditë vendosin diçka ndryshe?
Ne fakt pas këtij konkursi nesër do të nisem për në Portugali, ku do marr pjese në një tjetër ndaj ndjehem shume e entuziazmuar.

Pra si funksionon, ju punoni me menaxhere pra zgjedhin ata për ju?
Funksionon që ti je e angazhuar me modelim dhe ata të kontaktojnë. Dhe unë u kontaktova nga Amanda dhe ajo me pas me tha ja kemi dhe një mundësi tjetër, ti je perfekte për këtë, duhet te shikosh dhe ketë dhe ketë, sepse çdo konkurs ka kriteret e veta ndaj nëse ti i përshtatesh shkon.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: